Nëse do të kishte një çmim për fustanin më kurajoz të veshur përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve më prestigjioze në botën e kinemasë, ato të Akademisë së Artit të Filmit dhe Shkencës, të njohura ndryshe si “Oscars”, atë padyshim do ta kishte fituar bukuroshja Kendall Jenner.

Supermodelja e famshme kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi me xixa, që pak vend i linte imagjinatës, pasi të çarat e tij i ekspozonin asaj dukshëm jo vetëm kockat e legenit në “Vanity Fair Oscar Party”.

Ylli 23-vjeçar duket se kërkonte të shfaqte çdo centimetër të këmbëve të saj, përmes një fustani që gjithsesi ruajti mjaftueshëm modestinë e saj teksa pozonte për kamerat në tapetin e kuq të “Wallis Annenberg Center” në Beverly Hills.

Kendallit iu bashkua në tapetin e kuq i ati, Caitlyn Jenner, i cili nuk e fshehu admirimin e tij për të bijën nga disa hapa larg, përpara se t’i bashkohej asaj për disa foto të përbashkëta. Caitlyn, 69 vjeç, mbante veshur një fustan të derdhur ngjyrë të artë.

FOTO GALERI
26/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA