Barcelona duhet t’i falet edhe njëherë Lionel Messit, që e nxori nga telashet në sfidën e radhës në La Liga, me Sevillan.

Në “Sánchez Pizjuán”, kampionët e Spanjës e mundën skuadrën andaluziane 4-2, më shumë për meritë të kapitenit të tyre, që shënoi plot 3 gola në portën e Sevillas.

Kjo e fundit e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2-1, me gola të Jesus Navas dhe Mercado, mes të cilëve qëndroi goli i barazimit të përkohshëm nga Messi.

Pas pushimi të ndeshjes, argjentinasi gjeti dy herë të tjera golin, duke përmbysur gjithçka e duke marrë avantazhin në 3-2. Në minutat shtesë, gjeti mundësinë të shënojë edhe Luis Suarez, që fiksoi shifrat në 4-2 për katalanasit, që forcojnë vendin e parë në renditje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA