“Shtëpia që ndërtoi Xheku”, nga sot në kinematë Imperial

21/02/2019 14:58

Kur pati premierën për herë të parë në Festivalin e Kanës në vitin 2018, “The House That Jack Build”, apo “Shtëpia që ndërtoi Xheku”, filmi më i fundit i regjisorit Lars Von Trier pati një reagim të madh dhe pushtoi faqet e para të gazetave.

Gjysma e publikut të pranishëm në kinema, në sallë gjatë premierës, e braktisi atë pa mbaruar filmi, për shkak të skenave tejet të dhunshme të përdorura në të. Ama, pjesa tjetër e brohoriti pafund filmin.

Bëhet fjalë edhe njëherë për një provokim, si gjithmonë në krijimet e tij, gjë që e ka në gjenezën e tij regjisori Lars Von Trier.

Filmi fillon të shfaqet në rrjetin e kinemave Imperial, që nga 21 shkurti, duke i dhënë mundësinë publikut shqiptar të shohë një nga filmat më të diskutuar për momentin. Filmi sillet nga “Tirana Film Institute”, mbështetur nga “Creative Europe”.

“Sigurisht që nuk doli nga stili i tij provokues. Por ama, si film është ndryshe nga filmat e tij të mëparshëm. Këtë radhë është shumë i drejtpërdrejtë. Nuk është më simbolik siç ka qëlluar në filmat e tjerë. Jo vetëm nëpërmjet krimit, atë që media dhe shikuesit kanë konstatuar fillimisht, por në përgjithësi për të gjithë idenë e këtij filmi”, tha Agron Domi.

“Lars Von Trieri hyn në atë kategori të autorëve që bën filma tërësisht autor. Por, që është shumë i njohur edhe në nivel komercial”, tha më tej Agron Domi.

“Mendoj që është një nga ato filmat që duhet parë”, sugjeroi Domi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA