Manchester United plotësoi kuadrin e çerekfinaleve të Kupës së Anglisë pas fitores me Chelsean në Stamford bridge 2-0.

Menjëherë pas kësaj sfide u hodh edhe shorti i çerekfinaleve të këtij kompeticioni të rëndësishëm të futbollit anglez ku pretendentët favoritë për të fituar janë pikërisht dy skuadrat e Manchester, City dhe United.

Shorti i hedhur bëri që të evitohet përplasja mes këtyre dy skuadrave në çerekfinale të FA cup. Kështu skuadra e Guardiolës do të përballet me Swansea për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Manchester United do të luajë ndaj Wolverhampton.

Dy çiftet e tjera çerekfinaliste do të jenë Watford-Crystal palace dhe Millwall-Brighton. Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Anglisë do të luhen në një datë mes 15 dhe 18 marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA