EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri, kush është i arrestuari në Greqi si kreu i grupit të kokainës me lule nga Kolumbia, Shqipëria e kërkon për vrasje 12/09 19:47
Banorë të komuniteteve përgjatë rrugës që lidh qytetin e Durrësit me Shijakun protestuan sërish për gjendjen e mjerueshme të këtij aksi rrugor.
Protestat e herëpashershme të tyre gjatë vitit të kaluar kanë rënë në vesh të shurdhër, duke ngjallur zemërimin e qytetarëve taksapagues.
Prej vitesh, ky aks rrugor është kthyer në makthin e banorëve, bizneseve të zonës dhe drejtuesve të automjeteve, por asnjë masë nuk është marrë për sistemimin dhe asfaltimin e saj.
Pas bllokimit të rrugës Durrës-Shijak për disa minuta, protestuesit u shpërndanë, duke paralajmëruar të tjera protesta, në rast se autoritetet nuk do të ndërhyjnë.
Top Channel