Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme në ekranet tona historinë e një nëne, e cila kishte kaluar një kalvar vuajtjesh gjatë gjithë jetës së saj. Ishte pikërisht historia e Antonetës, nënës së tre vajzave që punonte në “Top Channel” si sanitare.

Antoneta kur kishte qenë e re ishte martuar me mblesëri me dikë që e kishte takuar vetëm një herë. Vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë bashkëshortin e saj që të emigronte në Greqi dhe pikërisht në këtë moment kishin nisur problemet në familjen e tyre. Ai nuk ishte kujdesur për Antonetën dhe vajzat, madje shpeshherë i dhunonte ato. Kjo si pasojë e varfërisë ekstreme dhe problemeve që bashkëshorti i saj kishte me alkoolin.

E rrethuar nga varfëria dhe dhuna e vazhdueshme, Antoneta kishte vendosur që të divorcohej. Pas divorcit ajo nuk kishte pasur mundësinë që të kujdesej për vajzat, prandaj dy prej tyre i kishte dërguar në jetimore. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse ajo i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

“Jeni gjithçka për mua dhe dua t’ju kërkoj shumë po shumë falje që ju kam dërguar në jetimore”, u shpreh Antoneta.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i krijoi mundësinë Antonetës që të jetonte me vajzat e saj duke i dhuruar një shtëpi. Kjo dhuratë u mundësua nga kompania “Golden Eagle”, e cila ka nisur një fushatë bamirësie në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA