Të gjithë e kujtojnë shijen e mirë që na la ekspozita e pothuajse dy viteve më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve me kryeveprat italiane. Arthemisia, kompania lider në Evropë në krijimin e e eventeve të tilla, rikthehet së shpejti në Shqipëri brenda pranverës. Me dy ekspozita të tjera, por kësaj here jo më të përqëndruara në artin klasik.

Francesco Lozzi, menaxher teknik i Arthemisa, shprehet: “Po mendojmë për dy hapësira. Një ekspozitë për Galerinë COD. Por, duam të sjellim diçka inovative. Të paparë ndonjëherë më parë në Shqipëri. Një ekspozitë teknologjike. Ku vizitori mund të jetojë një eksperiencë ndryshe nga vizita klasike në një ekspozitë. Ndërsa të dytën duam ta bëjmë në sheshin “Skënderbej”. Do të jetë një ekspozitë që i dedikohet fëmijëve, familjeve dhe të rinjve”.

Mjafton një kërkim i thjeshtë për këtë kompani për të kuptuar morinë e ekspozitave me të cilat operon jo vetëm në tregun evropian: “Sot kemi të hapura 15 ekspozita nëpër botë nga Torino në Romë, Lisbonë dhe sapo kemi mbyllur një në Seul”.

Ky është bashkëpunimi i dytë me Shqipërinë, që pritet të konkretizohet brenda pranverës, duke marrë shkas edhe nga reagimi pozitiv pas Ekspozitës së Kryeveprave të 900: “Publiku i të rinjve është forca. Për këtë arsye propozojmë dy ekspozita. Njëra prej tyre dedikuar më të vegjëlve dhe tjetra për të gjithë dhe sidomos për të rinjve, duke sjellë gjëra inovative”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA