Opozita e bashkuar organizoi pasdite protestën e radhës tek rrethrotullimi i Rrogozhinës duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje. Në krye të protestës ishte deputetja Orjona Pampuri, ndërsa demokratët thanë se për shkak të kësaj proteste u bllokua edhe eskorta e kryeministrit, të cilit iu desh që të devijonte rrugë.

Turin e takimeve Lulzim Basha po e shfrytëzon jo vetëm për të ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurit, por edhe për të shpalosur programin ekonomik të partisë që ai drejton.

“Do heqim taksën Rama të karburanteve, do ulim çmimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Do të kthejmë ndihmën ekonomike kujt ja kanë hequr”, tha Basha.

Me lezhianët Basha diskutoi edhe mënyrën sesi duhet të largohet Edi Rama. Përpara vendvarrimit të Skendërbeut, Basha tha se një popull që nuk nxjerr mësim nga historia do e pësojë, ndaj i bëri thirrje lezhianëve që në 16 shkurt të marrin në dorë fatet e tyre: “Ai nuk është kryeministri juaj. Ka ardhur në pushtet nga pakti me ndokët dhe shullazët. Merrni në dorë fatet tuaja”.

Kurbinasit i kishin rezervuar një pritje ndryshe kryedemokratit: “Shoh që qenka kthyer në miting takimi. Kjo zonë ka qenë në shënjestër të bandave të Edi Ramës. Spitali juaj është si në Luftën e Parë Botërore. PD-ja do iu dalë zot”.

Nga Kurbini, ftesa për pjesëmarrje në protestë nuk ishte vetëm për demokratët, por edhe për socialistët: “Socialistët e di që janë të zhgënjyer. Bëhuni bashkë më 16 shkurt me ne”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA