28/11 18:37
Një re e çuditshme smogu ka goditur kryeqytetin e Tajlandës këto javë e nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet.
Smogu helmues duket se përmban grimca të rrezikshme PM2.5, të cilat u kanë ngecur njerëzve në mushkëri e kanë shkaktuar dëme, duke e detyruar qeverinë të mbyllte 439 shkolla në Bangkok.
Një banore thotë që kishte thithur ajër fort dhe i kishin djegur hundët. Më pas kishte nisur të teshtinte pa pushim, derisa kishte nxjerrë gjak nga hundët.
Një tjetër ishte dërguar me sy të gjakosur në spital dhe me sëmundje të rënda në mushkëri.
Një masë e qeverisë ka qenë lëshimi i ujit në ajër, nëpërmjet dronëve, por nuk duket se ka ndryshuar gjë.
Top Channel