Sandro Tonali është emri që cilësohet si pasuesi i denjë i Andrea Pirlos dhe që ka ngjallur interes te klubet më të mëdha italiane, por edhe europiane.

Së fundi është Liverpooli, që ka dërguar skautët e tij për të ndjekur nga afër italianin në disa nga ndeshjet që skuadra e Brescias ka luajtur javët e fundit.

Sipas “The Sun”, klubi anglez duket shumë i interesuar për të marrë shërbimet e Tonalit dhe një rol të rëndësishëm në këtë vendim, ka padyshim trajneri Jurgen Klopp, që e pëlqen tej mase italianin.

Po sipas raportimeve të mediave angleze, drejtuesit e Liverpoolit po bëjnë gati një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh, për të bindur presidentin e Brescias të heqë dorë nga talentin Tonali.

Ky i fundit është ftuar edhe nga Roberto Mancini në Kombëtaren Italiane, ndërsa ndiqet me shumë vëmendje nga klube si Juventusi, Interi, Milani, Roma dhe Napoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA