Bebe Rexha nuk u përmbajt dot më, por e la të shihej hapur indinjatën e saj me stilistët.
Këngëtarja e njohur shqiptare nuk po arrin dot të sigurojë një fustan me porosi nga të mëdhenjtë e industrisë së modës. Në dyert ku ka trokitur, ekipi i saj deri tani ka marrë vetëm refuzime. Arsyeja është se përmasat trupore të Bebes nuk janë tamam ato të një “modeleje”. Fustanin, artistja e kërkon për ceremoninë e çmimeve Grammy, të cilat ndahen muajin e ardhshëm.
29-vjeçarja ka siguruar një nominim në kategorinë e artistit të ri më të mirë, por asnjë stilist me famë nuk pranon ta veshë sepse është masa 8 me atë amerikane.
“Nëse një masë e tillë konsiderohet e madhe, atëherë kjo është çmenduri”, tha Rexha në një video të postuar në Instagram.
Në këtë mënyrë, shprehet ajo duke iu drejtuar stilistëve që e refuzuan, ju po thoni se të gjitha femrat e botës me masën 8 nuk janë të bukura dhe nuk mund të veshin krijimet tuaja.
“Më vjen keq, por duhet ta nxjerr këtë mllef që kam brenda. Nëse ju pëlqen mënyra ime e të veshurit apo muzika që bej, kjo është një gjë. Por të thuash se nuk vesh dot diçka që nuk ka përmasa pasarele, kjo është një gjë krejt tjetër”, është mesashi i këngëtares, i cili përfundon me fjalet “Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten”.
Top Channel