Modelja dhe instruktorja e seksit nga Bjellorusia, Anastasia Vashukevich, e cila kishte thënë një vit më parë se kishte prova për përfshirjen e një biznesmeni e deputeti rus me fushatën e zgjedhjeve presidenciale të Trump në SHBA, duket se është tërhequr nga këto deklarata, duke mos lënë më asnjë mundësi për t’u marrë në pyetje në Amerikë.

Ajo u arrestua në Tajlandë bashkë me nëntë shtetas të tjerë rusë, dhe është mbajtur në burg deri tani për akuzën e prostitucionit, në kurset që ajo i quante “seanca stërvitore seksi” dhe ku thoshte se punonte si instruktore.

Teksa arrestohej, ajo publikoi një video në Instagram ku i lutej gazetarëve amerikanë që ta ndihmonin. “Jam gati të ofroj prova për lidhjet e ligjvënësve rusë me Trump, Manafort e pjesën tjetër. Di shumë gjëra. Jam në pritje të ofertave tuaja”, tha ajo një vit më parë.

Ndërsa këtë herë, në një gjykatë të Moskës, i kërkoi falje biznesmenit rus që e kishte quajtur si të përfshirë dhe premtoi se nuk do të fliste më për këtë temë

 

FOTO GALERI
15/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA