Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, në kahun lëvizës nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Gjatë aksidentit, mjeti i rëndë ka rrezikuar edhe mjetet që kalonin në kahun e kundërt të lëvizjes, por për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar.

Nga aksidenti figurojnë vetëm dëmtime të automjetit me targa AA 588 PF, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të hetuar plotësisht ngjarjen.

Si pasojë e ngjarjes, trafiku është rënduar duke krijuar radhë të gjata makinash.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA