Një endacak është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në zonën pranë portit, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në vendngjarje kanë shkuar autoambulanca dhe policia, me këtë të fundit që ka nisur edhe hetimet për rrethanat, ndërsa ekipi mjekësor për ta transportuar për në morg.

Endacaku, siç shihet nga fotot, duket të ketë kaluar natën në rrugë mes të ftohtit të acartë, i mbuluar vetëm me një batanije.

Edhe pse ka tentuar të gjejë një strehë, duke u futur në një ngrehinë në ndërtim e sipër, apo të braktisur, ai nuk i ka mbijetuar temperaturave të ulëta të natës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA