Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të mërkurën se ai dhe kryeministri holandez Mark Rutte ranë dakord të bënin maksimumin për të shmangur një Brexit pa marrëveshje.

Japonia dhe Holanda, midis pesë eksportuesve kryesorë botërorë, janë të ekspozuar në masë të konsiderueshme ndaj përçarjes në tregtinë ndërkombëtare që do të shkaktonte një largim i çrregullt i Britanisë nga Bashkimi Europian.

Duke folur në Holandë një ditë para takimit me Kryeministren britanike Theresa May, Abe u tha gazetarëve se ai dhe Rutte “duan të shohin ndikimin e Brexit-it në ekonominë globale, sa më të minimizuar”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Theresa May për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që mundemi në prag të votimit parlamentar britanik, në marrëveshjen e daljes me Brukselin”, tha Abe.

Rutte tha se Holanda “po punon shumë ngushtë me kolegët gjermanë dhe francezë, për të sjellë votimin javën e ardhshme në një përfundim të mirë dhe me pasoja minimale në ekonominë globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA