Aventura e Francesc Fabregas me fanellën e Chelseat është praktikisht e mbyllur, aq sa futboollisti spanjoll po bën presion për t’u shkëputur që në merkaton e këtij dimri.

Me kontratën që e lidh me “blutë” e Londrës deri në muajin qershor, drejtuesit po shpresonin që të firmosnin rinovimin, për të përfituar më pas nga shitja e tij, por lojtari iberik ka udhëzuar agjentët që të bëjnë lëvizjet e duhura në janar.

“Do të jetë një projekt i ri europian dhe do të ndodhë shpejt”, kjo është fjalia pa emër e cituar nga gazeta spanjolle “Marca”, që ka nënvizuar se një burim pranë Cesc Fabregas ka diktuar rrugën e re të futbollistit.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës nuk po gjen më hapësirat e duhura te skuadra aktuale, e në moshën 32-vjeçare kërkon lëvizjen e fundit drejt një formacioni elitar.

Fabregas kërkon të ikë pas festave, me një dëmshpërblim të vogël ekonomik, që është larg 10 milionë eurove të kërkuar nga Chelsea. Milan dhe Monaco janë skuadrat që e kërkojnë më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA