Presidenti amerikan, Donald Trump i pranoi shqetësimet e sigurisë që rrethuan vizitën e tij në Irak. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë ishte mjaft e trisht që ndalesa për t’u takuar me trupat amerikane në vend, duhet te zhvillohej me kaq fshehtësi.

“Pata shqetësime për institucionin e presidencës. Jo për veten time personalisht. Kisha shqetësime për Zonjën e Parë, kët po ua pohoj”, tha Trump.

Trumpi që u nis pa paralajmëruar nga Washingtoni në mes të natës, rrëfeu se një sërë udhëtimesh të planifikuara më parë ishin anuluar pas rrjedhjes se informacionit.

  Trump, vizitë surprizë në Irak. Takohet me trupat amerikane (Foto)

“Është për të ardhur keq kur shpenzon $7 trillion dollarë në lindjen e mesme dhe pastaj kur shkon atje duhet ta bësh me lloj lloj metodash të fshehta, e me pajisjet më të mira në botë; dhe te gjitha këto i bën vetëm që të arrish i sigurt”, sqaron Trump.

Trump vizitoi të mërkurën forcat ushtarake amerikane në Irak, një udhëtim surprizë dhe vizita e parë që u bëhet trupave të stacionuara jashtë në një zonë luftimi nga një komandant i përgjithshëm, i cili e ka bërë përparësi tërheqjen amerikane nga luftërat jashtë vendit.

Vizita, e mbajtur e fshehtë me mjaft kujdes, vjen ndërkohë që qeveria federale amerikane është në mbyllje të pjesshme dhe një javë pasi presidenti njoftoi planet për tërheqjen e trupave nga Siria dhe gati gjysmën e atyre në Afganistan, duke zemëruar deri edhe disa nga aleatët e tij më të vendosur politikë.

FOTO GALERI
4/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA