Raketa e pathyeshme, Putin: Hyn në shërbim në vitin 2019

27/12/2018 18:00

Sistemi i ri hipersonik i raketave ruse, që presidenti Vladimir Putin thotë se është i pathyeshëm nga mbrojtja amerikane, do të hyjë në shërbim në vitin 2019. Këtë deklaroi udhëheqësi rus, pas një testi të raketës ditën e mërkurë.

“Rusia është i pari vend në botë që siguron një armë të re strategjike, që do të garantojë sigurinë e shtetit dhe popullit tonë për dekadat që do të vijnë. Kjo është e mrekullueshme, një dhuratë e bukur për vendin këtë Vit të Ri”, tha Putin.

Sistemi “Avangard” hipersonik u testua nga ushtria një ditë më parë. Sipas raporteve, raketa ka rreze veprimi ndërkontinentale dhe mund të fluturojë me shpejtësi prej më shumë se 15 mijë miljesh në orë.

  Rusia me një superarmë të re, Putin: E pakapshme nga radarët

Raketa mund të rregullojë lartësinë dhe drejtimin, me qëllim evitimin e mbrojtjes kundërshtare dhe të fluturojë ulët, aq sa të evitojë pjesën më të madhe të interceptuesve.

“Do të jetë e pathyeshme”, tha Putin gjatë një fjalimi para Parlamentit rus.

Nga Pentagoni nuk ka ende komente, por një zyrtar amerikan shfaqi dyshime për një sistem armatimi të tillë duke folur për CNN-in.

Top Channel