Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunam Bashkia ka shpërndarë dhurata për fëmijët që frekuentojnë qendrën sociale të Shkozës. Veliaj i kërkoi fëmijëve që si shpërblim të mësojnë më shumë këtë vit që vjen.
“Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë “Të lutem; Faleminderit”, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë. Nëse fillojmë që sot siç e kemi nisur këtu, që nuk dalim më në rrugë të lypim, nuk shkojmë të mbledhim plehra, nuk humbasim orët e mësimit, por të gjithë siç e kemi nisur mbarë, fokusohemi që të mësojmë fort, ta duam familjen dhe njëri-tjetrin, atëherë Tirana do të jetë qyteti më i mirë në Europë”, tha Veliaj.
Në qendrën sociale në Shkozë ka fëmijë nga rrethina të ndryshme të Tiranës të komuniteteve të ndryshme.
“Gjithmonë kam thënë: Po, Tirana do të zhvillohet, por ama askush nuk do ngelet pas dhe fakti që këtu është krijuar një komunitet fantastik e nuk ka rëndësi se çfarë jemi ne, romë apo egjiptianë, komunitete të tjera, ne jetojmë të gjithë bashkë. Kemi krijuar një hapësirë ku respektojmë njëri-tjetrin, e mbajmë pastër, ku jetohet me më shumë dinjitet, në shtëpi më të mira dhe jo në kasolle te Bregu i Lumit, kemi arritur këtë histori suksesi”, u shpreh kryetari i bashkisë.
Të gjithë punonjësit e qendrave sociale në Tiranë kanë qenë në gatishmëri këto ditë festash në mënyrë që ata të festojnë njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre.
Top Channel