Presidenti Donald Trump, në mënyrë të papritur dhe surprizuese ka vizituar këtë të mërkurë trupat amerikane të dislokuara në Irak, në atë që shënon udhëtimin e tij të parë tek ata që shërbejnë në ushtri që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, dy vite më parë.

Ai mbërriti në Irak, në bazën ajrore “Al-Asad”, rreth orës 19:16 me atë lokale, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania Trump.

Presidenti amerikan foli me ushtarët dhe u takua me udhëheqësit ushtarakë të tyre. Sigurisht, lajmi u konfirmua edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila e cilësoi si një “dhuratë” për Krishtlindje këtë vizitë të Trumpit te trupat amerikane në Irak.

Ata u nisën për fluturim “orët e vona të natës së Krishtlindjes” për të falënderuar të gjithë personelin ushtarak për “kontributin e tyre, sukseset e tyre, si dhe sakrificat e tyre, por padyshim edhe për t’iu uruar Krishtlindjen”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA