Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, deklaroi në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se Shqipëria nuk ka nevojë për paketën antishpifje që detyron portalet që të regjistrohen si subjekte të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe lejon AMA-n që të kontrollojë korrektësinë e informacionit.

“Shpifja dënohet në ligjin civil shqiptar me gjobë. Kushdo që ankohet në gjykatë, e merr të drejtën. Ne nuk kemi nevojë për rregullim ligjor, por për etikë në media. Por, kjo etikë nuk zgjidhet me ligje dhe ndërhyrje nga qeveria”, deklaroi Cukali.

Më tej, ai e konsideroi nismën e qeverisë si censurë, duke e grisur në studio projektligjin.

“Ky është akt i pastër terrorizmi politik. Nëse ky ligj kalon, na çon përtej Turqisë, vend ku ka shkelje të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit. Ky ligj i jep mundësinë një individi me pushtet që të mbyllë çdo faqe brenda 24 orësh për një vit. Ti mund ta gjesh të drejtën në gjykatë vetëm pas 4 vitesh. Është ligj regresiv në frymën e vet, zgjidhja është vetërregullimi. Ky draft griset dhe hidhet, pasi nuk është draft evropian, por kinez. Nuk duhet të vijë qeveria që të mbyllë portalet, është një proces që i lihet vetë gazetarëve në dorë, të cilët gradualisht do të mblidhen për të bërë vetërregullimin, siç është Urdhri i Mjekut. Ligji hidhet në plehra, më pas nis procesi i vetërregullimit, ku qeveria mund të ndihmojë me mënyrat e saj, por jo përmes ligjesh që bëhen apostafat për të mbyllur mediat online”, u shpreh Cukali.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA