Moderatorja dhe autorja e “Ftesë në Pesë”, Bieta Sulo, këtë pasdite u zhvendos nga studiot televizive për të realizuar një emision ndryshe, jashtë në natyrë.

Vizita u bë në fshatin Baldushk, aty ku buzë rruge banorët e zonës presin e përcjellin blerësit e fundvitit të gjelave të detit.

Gjatë bisedës me Dervishin, një rritës veteran i gjelave të detit në këtë zonë, mësuam vështirësitë e rritjes së tyre deri në muajin dhjetor.

Tejet i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë ai tregoi edhe detaje për “blerëset e qytetit”, ku me një ironi qesëndisëse tha se zonjat me thonj të gjatë i duan gjelat dhe të pastruar, por një bakshish nuk ia lënë gruas së tij.

Top Channel