Etna “zgjohet” në vigjilje të Krishtlindjes, Siçilia “shkundet” nga 130 lëkundje (Foto/Video)

24/12/2018 20:49

Vullkani më aktiv i Europës duket se ka vendosur “të rizgjohet” në këtë vigjilje Krishtlindjeje. Po flasim për vullkanin në malin Etna të Siçilisë, në Italinë jugore, i cili ka shpërthyer këtë të hënë, ndërsa zyrtarët italianë kanë raportuar edhe për mbi 130 lëkundje sizmike me magnitudë deri në 4.3 të shkallës Rihter.

Observatori i malit Etna njoftoi se llava ka nxjerrë krye nga një “frakturë” e re në kraterin në pjesën juglindore të malit. Një vullkanolog lokal tha se ky është “shpërthimi i parë anësor” i Etnës në më shumë se një dekadë.

Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth, ndërsa avionët që kishin për destinacion aeroportin e Katanias janë ndalur përkohësisht, me aeroportin që u rihap pak më vonë për të lejuar uljen e vetëm 4 avionëve në një orë, përpara se të njoftonte rikthimin në normalitet rreth orës 20 të mbrëmjes.

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pranë Etnës mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, një video e filmuar nga një largësi prej 2.5 km nga vullkani, që pikën më të lartë e ka vetëm 3.350 metra, tregon përhapjen e shpejtë të hirit vullkanik.

Banorëve në krah të malit u është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA