Rifillojnë fluturimet në “Gatwick”. Analisti Judah: E çuditshme që nuk mbrohemi dot nga dronët

21/12/2018 10:37

Aeroporti “Gatwick” i Londrës njoftoi se do të rifillojnë fluturimet pas mbylljes 24-orëshe, për shkak të fluturimit të dy “drone”-ve mbi aeroport, gjë që detyroi policinë të anulojë të gjitha fluturimet e parashikuara.

Dhjetëra mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar në aeroport, në pamundësi për të vijuar udhëtimet.

“Pista e Gatwick është aktualisht në dispozicion dhe një numër i kufizuar i aeroplanëve janë planifikuar për nisje dhe mbërritje”, thuhet në deklaratën e aeroportit, lëshuar mëngjesin e së premtes.

Por, deklarata u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit, përpara se të shkojnë në aeroport, “pasi nisjet dhe ardhjet do të jenë subjekt i vonesave dhe anulimeve”.

Megjithate, nuk mungojnë mijëra komente skeptikësh në Britaninë e Madhe, mes të cilëve edhe analisti Tim Judah, i cili ngre dyshime sesi një shtet me armë bërthamore, anëtar i NATO-s dhe me një fuqi ushtarake ndër më të mëdhatë në kontinent, nuk arrin të mbrohet nga “drone”-t.

Top Channel