“Gati për këtë mision të veçantë”, ambasadori i ri i Meksikës nis mandatin dhe takon drejtuesit shqiptarë, Valencia për Top Channel: Vij në një qytet shumë të bukur
24/07 15:43
Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 14 këtë të martë. Ndonëse më pak në numër, ata kanë bllokuar rrugët pranë fakulteteve të tyre, duke penguar qarkullimin e automjeteve për afro 2 orë e më pas janë bërë bashkë pranë Kryeministrisë.
Ndonëse kryeministri është takuar me disa studentë, ata që protestojnë para Kryeministrisë thonë se askush nuk mund t’i përfaqësojë.
Studentët janë të bindur se nuk do të kthehen në auditore dhe vetëm kështu mund t’u realizohen kërkesat.
Studentët thonë se protestat e tyre do të përshkallëzohen duke vijuar me bllokimin e rrugëve.
Top Channel