Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se SHBA-të duhet t’i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri, përndryshe do të futen forcat turke dhe to t’i spastrojnë.

Erdogani e dha këtë deklaratë të premten, gjatë një fjalimi. Ai është shprehur publikisht se SHBA-të, të cilat mbështesin kurdët në veri-lindje të Sirisë, nuk po e mbajnë fjalën për t’i larguar luftëtarët kurdë.

Ankaraja thotë se paraushtarakët kurdë në Siri janë një degë e guerrilasve me bazë në Turqi, të cilët i kanë shpallur si terroristë.

Manbixh është në perëndim të lumit Eufrat, dhe është rruga kryesore që lidhet me qytetin e Alepos. Turqia quan çdo pjesë të Sirisë në kufirin e tyre si vend shumë të ndjeshëm, nga pikëpamja e sigurisë. Por kanë pranuar me ngurrim që me situatën në lindje të lumit të merren SJBA-të. Kjo zonë është vendi ku janë përqendruar kurdët, historikisht.

FOTO GALERI
4/10
Trupa siriane dhe kurde të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA