Një 7-vjeçare vdiq nga dehidratimi teksa ishte nën kujdesin e agjencisë amerikane për mbrojtjen e kufirit, “Patrulla Kufitare e Doganore”.

Vajza kishte ardhur nga Guatemala me të atin. Ata ishin kapur bashkë me një grup emigrantësh në një zonë të izoluar të Nju Meksikos.

Vajza nisi të ketë kriza të rënda tetë orë pasi u mor nën kujdesin e Patrullave Kufitare e Doganore të SHBA-ve. Kur mbërritën mjekët, vajza e kishte pasur temperaturën e trupit 41 gradë.

Ajo u dërgua me helikopter në një spital të El Pasos, Teksas, ku i pushoi zemra dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’ia rikthyer rrahjet.

Mjekët në spital thanë se shkaku i vdekjes kishte qenë temperatura e lartë, dehidratimi dhe mungesa e ushqimit.

Autoritetet amerikane thanë se ata bënë gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar. Ndërkohë që premtojnë se do të marrin masa për të shmangur raste të tilla në të ardhmen, ata fajësojnë të atin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për aventurën e rrezikshme.

 

FOTO GALERI
3/7
Ngaqë kalimi i kufirit quhej krim, prindërit mbaheshin në burg. Që dhe fëmijët të mos mbaheshin në burg, ata dërgoheshin në kampe për fëmijë, ku rrinin me muaj të tërë të ndarë nga prindërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA