Hungari, protesta kundër “Ligjit të skllevërve” (Foto)

14/12/2018 12:35

Mijëra hungarezë kanë dalë nëpër rrugë për të kundërshtuar ligjin e diskutueshëm të miratuar nga Parlamenti i vendit, i cili lejon orë shtesë pune edhe jashtë orarit.

I mbiquajtur “ligji i skllevërve” u bë shkak që qytetarët të mblidheshin mbrëmjen e së enjtes përpara ndërtesës së Parlamentit, ku disa demonstrues u gjunjëzuan në një gjest simbolik që tregonte se po i kthejnë në skllevër.

Ligjin e kritikoi ashpër edhe opozita. Raportet në media tregojnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Ligji parasheh rritjen e numrit të orëve shtesë, jashtë orarit të punës, që mund të pretendohen nga një i punësuar në vit. Nga 250 sa është aktualisht, orët shtesë mund të arrijnë deri në 400. Përveç kësaj, punëdhënësit mund të kërkojnë deri në 3 vite kohë që të paguajnë ose të kompensojnë punëtorët, për orët shtesë që kanë punuar, në një kohë kur afati deri tani ishte një vit.

Sindikatat druhen se punonjësit mund të shfrytëzohen prej punëdhënësve për të punuar jashtë orarit dhe pa u paguar ashtu siç duhet.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA