23/11 21:01
“Zonja e zotërinj, e kapëm”, këto ishin fjalët që shënuan fundin e një prej kërkimeve më të ethshme, atë për diktatorin irakian, Sadam Husein.
Hysein kishte nëntë muaj që fshihej nga forcat amerikane, të cilat po e kërkonin në vendin e tij.
Ai ishte fshehur në një gropë të nëndheshme, dhe ushtarët thonë se kur po i afroheshin, u kishte bërtitur: “Mos qëlloni!”
Njëri prej tyre, sipas ushtarëve, iu përgjigj: “Ke të fala nga presidenti Bush.”
Top Channel