Bombat ruse vrasin 11 civilë, tre fëmijë mes viktimave në Zaporizhia, vijojnë kërkimet nën rrënojat e banesave

10/10/2026 17:35

Dy ndërtesa banimi u goditën gjatë sulmit rus në Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës.

Policia ukrainase njoftoi se Rusia përdori pesë bomba ajrore të drejtuara kundër lagjeve të banuara, në orët e para të së shtunës. Autoritetet rajonale raportojnë të paktën 11 civilë të vrarë, mes tyre tre fëmijë.

Kërkimet vazhdojnë për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar. Një korrespondent i AFP-së në vendngjarje pa ekipet e emergjencës duke nxjerrë njerëz nga rrënojat. Zaporizhzhia ndodhet vetëm disa dhjetëra kilometra nga fronti dhe është goditur shpesh nga forcat ruse.

Bombardimi vjen një ditë pas takimit në Miami mes zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe europianë, në përpjekjen për të ringjallur negociatat e paqes. Por, ndërsa diplomacia kërkon një rrugë për përfundimin e luftës, sulmet vazhdojnë të marrin jetë civilësh. Përpjekjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë sjellë një marrëveshje.

Top Channel