Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetas 35-vjeçar nga lagjja “Beqir Dardha”, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Rrugores në momentin që u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ai është ndaluar nga shërbimet e Rrugores në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, e pas kontrollit me drager është konstatuar të kishte konsumuar rreth 0.76 mg/l pije alkoolike.
Drejtuesi i mjetit ka ofruar një kartëmonedhë 2.000 lekëshe për t’i shpëtuar arrestimit, por pa mundur dot. AI do të akuzohet tashmë për veprat penale të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Top Channel