Studentët u mblodhën sërish këtë të premte para Ministrisë së Arsimit për të protestuar. Pas plotësimit të një prej kërkesave të tyre, ata duan plotësimin e të tjerave.

Në kryeqytet, studentët kërkuan madje të komunikonin drejtpërdrejt me ministren Lindita Nikolla, por ministrja konfirmoi nga një aktivitet tjetër ku merrte pjesë se, është e gatshme të takohet dhe të diskutojë me ta.

  Studentët nuk kënaqen me pak, kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave

  Ministrja Nikolla, e gatshme të takohet me studentët

Ndërkohë, studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës. Por, jo të gjithë protestuesit pranuan të hipnin në autobusët që ishin organizuar për të bërë transportin e tyre në kryeqytet. Mes tyre ka pasur edhe mosmarrëveshje.

  Studentët e Elbasanit, me autobusë drejt Tiranës

Me protestën e Tiranës janë solidarizuar edhe studentët e Shkodrës, të cilët braktisën sot mësimin dhe u tubuan me pankarta përpara universitetit të tyre.

  Protestë në Shkodër, studentët solidarizohen me protestuesit në Tiranë

Protesta është mbajtur sot edhe në Universitetin e Korçës, “Fan Noli”. Studentet e këtij universiteti ishin në protestë edhe dje.

  Protesta e studentëve në Korçë, edhe “Fan Noli” solidarizohet me Tiranën

Ndryshe nga këto qytete, dje në Vlorë nuk pati protestë. Ajo është zhvilluar këtë të premte. Studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar uljen e tarifave të studimit.

  Protestë në Vlorë, studentët tubohet para fakulteteve: Ulni tarifat

Protestuesit para Ministrisë së Arsimit janë në pjesën dërmuese të rinj nga qytete të ndryshme të vendit, që ndjekin universitetin në Tiranë. Ata tregojnë madje edhe kostot që u duhet të paguajnë në një vit akademik, të cilat siç thonë ata, janë të papërballueshme për familjet e varfra.

FOTO GALERI
5/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA