Ura e mesit është një urë otomane, ndërtuar me gurë 250 vite më parë. Kjo urë është ende në funksion të banorëve të zonës. E shpallur monument kulture, ajo mbahet ende shumë e fortë.

Kamera e Top Channel ishte atje, për të sjellë pamjet e gjendjes së saj edhe sot e kësaj dite. Por, po ashtu shkoi edhe në autostradën Shkodër-Velipojë, në segmentin nga ura e Gjo Lulit deri në Malikolaj.

E ndërtuar vetëm një vit më parë, ajo është ende e papëruruar. Siç treguan pamjet, duket se 250 vite më parë në këtë vend ka pasur inxhinierë shumë më të mirë, sesa ata që kanë drejtuar punën për ndërtimin e kësaj rruge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA