Një profil i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që nga periudha e komunizmit e deri më sot, do të jetë sonte në mbrëmje në qendër të “Top Story” në Top Channel.

Programi zbulon detaje të pathëna për të kaluarën e Xhafajt, në kohën kur ai ishte hetues. Gjithashtu do të trajtohet e gjithë karriera politike e Xhafajt në demokraci, uljet dhe ngritjet, peëplasjet dhe prapaskenat, nëpërmjet dokumenteve dhe pamjeve ekskluzive.

Një pjesë e rëndësishme e “Top Story” është dhe fokusi te klanet që u krijuan në Partinë Socialiste dhe si u largua Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm.

“Top Story” fokusohet edhe te skeda e pasurisë së Fatmir Xhafajt dhe familjarëve të tij. Për herë të parë do të publikohen prova se si kanë përfituar miliarda lekë të afërmit e ish ministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA