Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka vijuar për të katërtën ditë radhazi prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave që do mundësojnë ndërtimin e Unazës.

Aksioni u përqendrua në afërsi të rrethrrotullimit të doganës, ku janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike.

Gjithashtu makineritë e IMT-së kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat gjithashtu përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA