“Pritej që Thaçi të ishte në Kosovë për 4-5 ditë”, gazetari për “Shqipëria Live”: Familjarët e tyre u mpinë totalisht
Një person 52 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Vollgës, në Durrës.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ndërsa i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në dorë.
Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtimin mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe rrethanat e plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel