“Pritej që Thaçi të ishte në Kosovë për 4-5 ditë”, gazetari për “Shqipëria Live”: Familjarët e tyre u mpinë totalisht
Që prej orës 13:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetet: Berat dhe Kuçovë, dhe në fshatrat përreth, që furnizohen me ujë nga ujësjellësi i Bogovës.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, burime nga Sh.A. Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë bëjnë me dije se ka pasur çarje të tubacionit qendror të linjës kryesore të Bogovës, në fshatin Kakruk.
Të njëjtat burime konfirmojnë se në zonën ku ka ndodhur dëmtimi kanë shkuar grupet e punës, që po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në qytetet Berat, Kuçovë dhe fshatrat përreth.
Në lidhje me situatën e krijuar, ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare të FB edhe Bashkia Berat, e cila shpjegon shkakun e ndërprerjes së ujit.
Top Channel