Të paktën 350 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shupenzë të Bulqizës nuk kanë ngrohje në klasa.

Kjo, për shkak të një defekti në kaldajë.

Shkolla u rikonstruktua para dy vitesh, me projektin që parashikonte ndryshimin e sistemit të ngrohjes: nga sobat me dru zjarri, në ngrohje me kaldajë.

Por, nxënësit mbeten pa ngrohje, e në kushtet e motit të ftohtë që ka prekur vendin, temperatura vështirë të shkojë në nivelet e pranueshme për mësim nëpër klasa.

Mësimi do të vazhdojë me këto kushte, derisa të gjendet një zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA