Një operacion i suksesshëm antidrogë ka qenë ai i koduar “Sciamano” në Trentino të Italisë, që ka çuar në arrestimin e 18 personave të një bande italo-shqiptare, baza e së cilës ishte lokali “Anny” në Castello di Fiemme.
Gjithçka nisi pas informacioneve konfidenciale të siguruara nga karabinierët, që vunë nën monitorim lokalin në fjalë të menaxhuar nga Paolo Girardi, që rezultoi të ishte vendi ku mund të siguroje kokainë në çfarëdolloj orari.
Nga monitorimi u zbulua ekzistenca e një grupi tejet të strukturuar që sillej përreth këtij lokali, ku shpërndarja e kokainës ishte e pandërprerë dhe që kryhej përmes shitjes së dozave nga ana e menaxherit Paolo Girardi, bashkëdrejtuesit Taulant Shtembari dhe kamerierit Alessio Sartori.
Sigurisht, puna hulumtuese nuk u ndal vetëm në gjetjen e personave, por zbuloi edhe hartën e një organizate kriminale në formë piramidale me lidhje shoqërore, nga shtetas të huaj: Mihali Ionel Dorel, Andrea Bagattini, Gianluca Lira, Thomas Matordes, Patrick Capovilla, Flavio Varesco dhe Hamza Ridha.
Gjatë hetimit janë sekuestruar në total 310 gramë kokainë, 100 gramë marijuanë dhe 200 gramë hashash, sikurse edhe mjete të posaçme për përpunimin e kokainës.
Top Channel