Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë më 15 dhjetor Kuvendin  Kombëtar, nga ku do të dalë ekipi i ri drejtues i partisë më të madhe ne opozitë. 

Kuvendi demokrat  i  mes dhjetorit  do të jetë vetëm zgjedhor dhe për këtë aryse do të jetë vetëm 1 ditor.

Ai do të caktojë Këshillin e ri Kombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryesisë së re si dhe drejtuesve të tjerë, nga nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm si dhe sekretariatet.

Procesit zgjedhor, për  ekipin e ri që pritet  të drejtojë Partinë Demokratike për 4 vitet e ardhshme e më të cilin Lulzim Basha synon të vijë në pushtet,  do i paraprijë një tjetër proces, ai për zgjedhjen e   kryetarëve te rinj të degëve në të gjithë vendin,  proces që parashikohet të mbyllet brenda harkut kohor dy javor, sipas porosisë që  kryedemorkati iu dha deptuetëve në mbledhjen e grupit parlametar.

Emrat finalë të garuesve ende s’janë përcaktuar, por përballja mësohet se nuk do të jetë më shumë se mes dy  kandidatëve.

Ristrukturimi i partisë më të madhe në opozitë nisi në fillim të vitit me ndryshimin e statutit, ndërkohë zërat kritikë akuzuan lidershipin për përjashtim nga partia.

Falë ndryshimit në statut e vetmja ish zyrtare dhe kritike e fortë e liderit demorkat, që u rikthye në forumet e larta të partisë është Jozefina Topalli, e cila falë statusit si ish-Kryetare e Kuvendit automatikisht  gëzon të drejtën të jetë anëtare e Këshilli  Kombëtar të PD-së.

Lulzim Basha premtoi se ai i dhejtorit do të jetë kuvend i bashkimit, por bashkimi me grupin e njohur si kritik ndaj tij nuk ka ndodhur ende.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA