Vijon aksioni i fundjavave, i Policisë Rrugore, për të identifikuar dhe ndëshkuar kundërvajtjet e rënda gjatë drejtimit të mjetit, siç janë shpejtësia e madhe, apo drejtimi në gjendje të dehur.
Kështu mbrëmjen e të shtunës në “rrjetën” e Rrugores ka rënë një 43-vjeçar me inicialet N.D., i cili është ndalur në rrugën “Ali Demi” dhe pas testit, ka rezultuar në gjendje të dehur.
Shtetasi ka qenë duke drejtuar mjetin në një gjendje të rënduar, me masën e alkoolit në gjak, 0.9 mg/l, çka ka bërë që ai të arrestohet dhe të kalojë për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore ka përsëritur edhe njëherë apelin që të mos drejtohet mjeti në gjendje të dehur, pasi ka pasoja për vetë drejtuesin e mjetit dhe të tjerë që mund të bien viktima të aksidenteve të mundshme.
Top Channel