Sanksionet e Perëndimit kanë dëmtuar ekonominë ruse

16/11/2018 14:18

Sanksionet e perëndimit kanë pasur peshë të ndjeshme e në ekonominë ruse, edhe pse Moska ka preferuar ta kalojë në heshtje një gjë të tillë.

Një studim i “Bloomberg Economics” del në përfundimin se ekonomia e eksportuesit më të madh të energjisë në botë është mbi 10% më e vogël krahasuar me atë që mund të pritej në fund të 2013-tës, përpara se kriza e Krimesë të nxiste valën e masave drastike të SHBA-se dhe BE-së.

Disa ia hedhin fajin luhatjeve në çmimin e naftës, por studimi tregon se shkaktari kryesor janë sanksionet. Kjo do të thotë se masat ndëshkuese, si mënyrë për të ushtruar presion mbi Rusinë për ndërhyrjet e saj polemizuese pa shkaktuar një termet ne tregje, janë duke e dhënë efektin e tyre.

Politikat që synojnë mbrojtjen e vendit nga sanksione të ardhshme e kanë bërë Moskën me elastike, por vijnë në kurriz të rritjes së ekonomisë.

Kremlini megjithatë vazhdon të këmbëngulë se sanksionet nuk kanë pasur ndikim në politikën e tij të jashtme. Situata e krijuar vë në dyshim parashikimet e Qeverisë ruse se rritja e bruto-prodhimit të brendshëm (GDP) do të tejkalojë 3 përqindëshin deri në 2021-shin, duke dyfishuar kështu normën e vitit 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA