“Brexit”, May siguron mbështetjen e kabinetit për marrëveshjen

14/11/2018 20:38

Kabineti qeveritar në Britaninë e Madhe ka dhënë mbështetjen e tij këtë të mërkurë për draftmarrëveshjen e rakorduar mes negociatorëve britanikë e europianë për “Brexit”-in.

Këtë ka njoftuar në një dalje të jashtëzakonshme për mediet kryeministrja britanike, Theresa May, pak pasi doli nga një takim që zgjati më shumë se 5 orë me të gjithë pjesëtarët e kabinetit.

“Vendimi kolektiv i kabinetit ishte se qeveria duhej të binte dakord me draftin e marrëveshjes së shkëputjes dhe për të hartuar tashmë deklaratën politike”, tha May nga jashtë ambienteve të zyrës së saj në Downing Street.

Ndërkohë, brenda më pak se gjysmë ore pritet të dalë të flasë në një konferencë për mediet edhe kryenegociatori europian për “Brexit”-in, Michel Barnier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA