Stan Lee, krijuesi legjendar i Marvel Comics, kompanisë amerikane që ka krijuar disa nga superheronjtë më të njohur edhe për fëmijët e sotëm, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Emri i tij i plotë ishte Stanley Martin Lieber. Ai lindi nga një familje emigrantësh hebrenj, të ardhur nga Rumania në Nju Jork.

Kur ishte në gjimnaz, Lee bënte punë të vogla shërbimi për “Timely Comics”, ku punonte dhe bashkëshorti i kushërirës. Aty ai nisi të bëjë punë më të rëndësishme, vit pas viti, derisa u bë zëvendës botues.

Emrin e artit e vuri Stan Lee, pasi botoi për herë të parë “Captain America”. Më pas u shkëput nga ajo industri, për t’u futur në ushtri. Kur u rikthye, u punësua në vitin 1950 nga “Timely Comics” që të krijonte një superhero të ri për të konkurruar “DC Comics”.

Problemi ishte që interesi i amerikanëve në atë kohë kishte rënë për superheronjtë e librave me figura. I shkurajuar, Lee donte të tërhiqej. Megjithatë, bashkëshortja e tij, e cila e dinte që ai shkruante shumë histori të bukura dhe nuk i bënte publike, e nxiti që të angazhohet.

Dhe kështu, Stan Lee nisi të krijojë Fantastic Four, Thor, Iron Man, X-Men, Black Panther, Hulk, dhe më të famshmin nga të gjithë, në vitin 1962, Spider Man.

 

FOTO GALERI
7/8
Spiderman

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA