Ashtu si çdo vit, Victoria’s Secret ka zbuluar përpara publikut të gjerë recipetën e saj të rrallë, atë 1 milionë dollarëshe “Dream Angels” e krijuar e gjitha me gurë Swarovski.

Modelja e zgjedhur këtë radhë për të mbajtur atë që konsiderohet si bizhuja e vërtetë e show-t, është Elsa Hosk. Për krijimin e recipetave që kanë plot 2100 gurë të çmuar, u deshën 930 orë.

Modelja suedeze është padyshim një përzgjedhje që nuk zhgënjen. Ajo i bashkohet mbretëreshave të tjera të pasarelës që kanë mbajtur recipetën e ëndrrave: Tyra Banks, Heidi klum, Gisele Bunchen, Miranda Kerr e Lais Ribeiro e show-t të 2017-tës.

Këtë vit, ndërkohë nga Victoria’s Secret ka një risi: firma e famshme amerikane e të brendshmeve ka vendosur të hedhë në treg edhe një variant nga i cili mund të përfitojnë edhe njerëzit e thjeshtë.

Ai do të përbehet po nga kristale Swarovski, vetëm se jo diamante si në rastin e parë dhe do të kushtojë 250 dollarë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA