Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
Pas më shumë se një dekadë pa lidhje të drejtpërdrejtë ajrore, Greqia dhe Maqedonia do të hedhin pas shpine bllokadën e fundit të aviacionit në Europë.
Të enjten u nis fluturimi i parë i drejtpërdrejtë nga Aeroporti ndërkombëtar i Athinës drejt kryeqytetit maqedonas, Shkup.
Zyrtarët e quajtën këtë një moment historik në lidhjet dypalëshe, me vendet që duket se po ecin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes së hershme mes tyre në lidhje me emrin e Maqedonisë.
Shërbimi, që do të kryhet nga kompania më e madhe greke “Aegean Airlines”, do të kthejë fluturimet Shkup-Athinë dy herë në javë.
Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani është një nga pasagjerët e avionit në fluturimin përurues. Më herët, udhëtarët duhet të përballeshin me 8 orë rrugë me makinë nga Athina në Shkup, ose merrnin fluturime lidhëse përmes Stambollit apo Vjenës.
Lidhja ajrore u ndërpre në vitin 2006, kur qeveria e atëhershme e Maqedonisë zgjodhi të emëronte Aeroportin e kryeqytetit “Aleksandri i Madh”.
Greqia e konsideroi hapin si një kërcënim për trashëgiminë e saj kulturore, duke argumentuar se kjo ofronte edhe më shumë prova që flisnin për qëllimet e Maqedonisë për pretendime territoriale kundrejt provincës greke të Maqedonisë, ku bën pjesë edhe qyteti i Selanikut.
Në qershor, të dyja vendet arritën një marrëveshje historike, sipas së cilës Maqedonia do të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut. Emri i “Aleksandrit të Madh” u hoq nga infrastruktura publike, përfshirë edhe Aeroportin e Shkupit. Tani pritet sfida e madhe, ajo e jetësimit të marrëveshjes, që më pas do t’i hapë rrugën edhe anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.
Top Channel