Një misionar i krishterë nga Indiana u vra në Kamerun të martën, teksa u qëllua kur po udhëtonte në një rajon ku ushtria dhe separatistët po luftonin, tha një anëtar i familjes.
Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmoi të martën se një qytetar amerikan ishte vrarë në Kamerun dhe tha se po ofronte të gjithë ndihmën e duhur konsullore për familjen, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth personit.
Charles Wesco, një misionar 44-vjeçar baptist, kishte shkuar në Kameron para më pak se dy javësh, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai është qëlluar rastësisht dhe se nuk ka qenë synim ekzekutimi i tij.
Ai u qëllua në një rajon në veriperëndim të Kamerunit, ku ushtria po lufton separatistët anglezë që duan të largohen nga qeveria qendrore kryesisht frankofonike dhe të krijojnë një shtet të pavarur të quajtur Ambazonia.
Misionari amerikan po udhëtonte në një automjet me gruan, një nga fëmijët e tij dhe një misionar, duke shkuar drejt qytetit të Bamenda, kur një ushtar e qëlloi atë disa herë në kokë, tha një nga familjaret e tij.
Top Channel