Me titullin e pilotëve të vendosur në ndalesën e Japonisë, karvani i “klasit mbretëror” të garave me motorë po zbarkon në Australi, në etapën e tretë nga fundit të sezonit.

Marquez meritoi shkallën më të lartë të podiumit, por veterani Valentino Rossi, edhe pse vlerësoi rivalin spanjoll, kërkon të marrë pikët e duhura në pistën e “Phillip Island”, për të qenë krah tij.

“Ky është një prej cirkuiteve më të mirë sezonalë për të gjithë, por koha do të vendosë shumë. Vitin e kaluar, të dy Yamahat patën rezultate pozitive, duke u ngjitur në podium, ndaj shpresoj se do të jemi konkurrues edhe këtë radhë. Për të luftuar për finishin duhet të menaxhojmë mirë gomat dhe sesi do të jenë temperaturat”, tha Valentino Rossi.

Objektivi i “Doktorit” të motorëve është vendi i dytë në fundin e kalendarit.

“Këtu në Australi mund të garoj në maksimum dhe për mua është e rëndësishme të synoj deri në fund vendin e dytë të Doviziosos në Botëror. Do të kishte shumë rëndësi për mua dhe ekipin”, tha Valentino Rossi.

Në javën e garës në tokën e kangurëve, Rossi rrëfeu gjithashtu betejën më të bukur në karrierën e tij mitike, ajo me Jorge Lorenzon në vitin 2009, në pistën e Montmelosë në Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA