Shkatërrohet grupi i heroinës. Dhjetra të arrestuar në gjithë vendin

22/10/2018 11:00

Prej disa ditësh ka vijuar operacioni i policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për shkatërrimin e një grupi të madh të trafikimit të heroinës.

1500 forca policie u angazhuan për të kapur 4 grupe kriminale. Megaoperacioni “Volvo 4” ka çuar në arrestimin e 27 personave, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në Brenog të Hasit u zbulua laboratori i heroinës dhe policia bëri me dije se janë sekuestruar 182 kg morfinë, 22 litra të lëngshme përzierës që do të përdorej për heroinën që do të trafikohej në vendet e BE-së. Gjithashtu, janë arrestuar 3 policë të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike dhe ka ndihmuar një grup tjetër që u godit nga policia dje, në Shijak. Bëhet fjalë për anëtarë të familjes Avdyli.

Donika Prela, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tha: “Ka patur dyshime se persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike në vendet e Bashkimit Europian. Këta persona ushtronin aktivitet në Shijak, Shkodër, Lezhë, Shijak, Sarandë dhe Vlorë. Këta persona kryenin dhe vepra të tjera kriminale, si korrupsion në sektorë publik: hipotekë, polici apo bashki, për të cilat po vazhdojnë hetimet. Për heroinën janë arrestuar disa shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA