Debati se cili dhjetëvjeçar i ka pasur vajzat më të bukura vazhdon prej kohësh. Por unë kam zili fotografët që kishin modele femra si Sophia Loren, Elisabeth Taylor, Raquel Welch dhe Ann Margaret.

Sigurisht, vitet 1990 kanë qenë vitet e supermodeleve. Njerëzit mahniten edhe sot me Angelina Jolie. Por, për mendimin tim, asnjë epokë nuk i afrohet grave të viteve 1960.

20 vite më parë, TNT më punësoi për të bërë një seri fotosh në lidhje me aktoret e mëdha të viteve ’40 e ’50. Filmova Lauren Bacall, Dorothy Lamour, Ester Williams, Ann Miller, June Allison, Joan Fontain dhe të tjera. Por tani janë të moshuara dhe unë nuk i kam parë në formën e tyre më të mirë.

Në të njëjtën kohë më caktuan që të fotografoja Jane Fonda për një film të TNT, të titulluar “Fonda on Fonda”. Xhejn fliste për filmat e babait të saj. Ajo ishte 52 vjeçe dhe ne filluam te shtëpia e saj, në Santa Monica. Edhe sot e kësaj dite nuk kam parë grua më të bukur në të 50-tat. Ishte mahnitëse.

Vazhdoj të mendoj se nuk ka gra më të bukura në histori se Sophia Loren dhe Elizabeth Taylor, kur ishin të reja. Sophia Loren është në të tetëdhjetat dhe ende duket fantastike. Ndoshta dukej ashtu në atë kohë prej flokëve e makijazhit. Ndoshta fotografët ishin më të zot në vitet ‘60, për sa i përket përdorimit të dritës. Por lista vazhdon e gjatë. Edhe aktore si Catherine Deneuve dhe Julie Christie ishin vërtet mahnitëse.

Fotografi dhe producenti amerikan, Scott St. John

FOTO GALERI
16/28
Barbarella

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA